Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi. Mediat vendase shkruajnë se një baba është arrestuar, pasi ka dhunuar brutalisht fëmijën e tij vetëm 2 muajsh.

Arsyeja e dhunës është shumë absurde, pasi fëmija qante. Të qarat e foshnjës nuk janë duruar dot nga Yunus Goç, i cili e ka dhunuar brutalisht.

Mediat turke Haberturk.com, raporton se video është xhiruar me një aparat celular, të cilin e kishte lënë fshehurazi nëna e foshnjës përpara se ajo të dilte nga banesa.

Në video dëgjohen të qarat e fëmijës, i cili dhunohet brutalisht nga babai. Siç shihet, ky i fundit e qëllon në kokë dhe trup me të gjithë forcën që ka.

Dhuna ndaj foshnjës ka përfunduar kur nëna është kthyer në banesë dhe më pas ajo ka bërë denoncimin në polici. Fëmija është dërguar në spital, pasi ka dëmtime të shumta, ndërsa babai dhunues është arrestuar./tvklan.al