Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrushkull të Durrësit, ku babë e bijë janë mbytur në det.

Sipas policisë, 44-vjeçari me iniciale Dh.B. hyri për t’u larë në det së bashku me vajzën e tij të mitur M.B. 9 vjeç.

44-vjeçari u mbyt dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vajza e tij u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Por pas disa minutash, për fat të keq 9-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al