Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një anije turistike.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa Policia e Vlorës thotë se është rreth 25 vjeç.

Për këtë rast është arrestuar punonjësi i anijes turistike, Aleksandër Golemaj 47 vjeç. Policia e akuzon për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Tvklan.al mëson se vajza e re ka qenë turiste dhe dyshohet se ka rrëshkitur dhe është rrëzuar nga anija e ka rënë në det. E reja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ku dhe ndërroi jetë, njofton policia.

Të njëjtat burime sqarojnë se anija ka qenë e ankoruar në momentin kur ndodhi ngjarja. Blutë e akuzojnë 47-vjeçarin për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë për shkak se nuk duhet ta kishte lejuar turisten që të ngjitej në anije për shkak se mjeti lundrues nuk ka qenë funksional në atë orar. /tvklan.al