Presidenti i Serbisë Milan Milutinovic hodhi poshtë propozimin amerikan për një autonomi të gjerë për Kosovën. Sipas tij ky plan i ideuar nga Kristofer Hill, bie ndesh me Kushtetutën Jugosllave dhe Serbe. Ndërkaq pritet që NATO të organizojë një forcë prej 2000 trupash në Maqedoni për mbrojtjen e verifikuesve të parë të armatosur që mbikqyrin respektimin e armëpushimit në Kosovë.

Zëdhënësi i SHBA-së Xhejms Rubin ka kritikuar bisedimet e paqes të organizuara nga Serbia, ku shqiptarët nuk morën pjesë. Rubin u shpreh se nëse duam bisedime të drejtpërdrejta midis përfaqësuesve serbë dhe shqiptarë dhe të jenë produktive, atëherë duhet të jenë të përgatitura mirë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori