Amazon ka ndryshuar logon e aplikacionit për shitjet, pasi shumë komentues kanë hedhur akuza se ngjasonte me Adolf Hitlerin.

Kjo logo është prezantuar në Janar, dhe ka një shirit blu mbi logon e Amazon që të jep përshtypjen e një njeriu që qesh.

Logo e parë dhe logo e ndryshuar e Amazon

Por shiriti blu i bashkuar me logon klasike të Amazon për shumë është dukur si fytyra e Hitlerit ndaj dhe kanë nisur akuzat kundër kompanisë.

Gjiganti i teknologjisë tani ka ndryshuar modelin, pasi shiriti blu nuk është më si më parë, por tashmë është i palosur.

Më një deklaratë për BBC, kompania Amazon tha se ikona e parë ishte provuar në disa vende para se të bëhej ndryshimi.

Logoja e parë është tërhequr nga kompania, por në mediat sociale shumë klientë e komentojnë ende./tvklan.al