Trinomi Besnik Mustafaj-Mimoza Ahmeti-Spartak Ngjela sëbashku me Robert Çekun kanë shpalosur idetë e tyre elektorale përpara disa studentëve. Ka qenë një grup të rinjsh nga zona elektorale të së cilit kandidat që kanë ftuar 4 figurat e të djathttës në një sallë të Hotel Dajti. Fjalën i pari e ka marrë Besnik Mustafaj i cili u ndal në politikën e jashtme shqiptare që sipas tij është e dështuar. Vota juaj është për integrimin në BE të cilët pushetarët e sotëm e kanë bllokuar plotësisht, tha ish ambasadori Mustafaj.

Kandidatja për Kombinatin Mimoza Ahmeti, shpalosi idetë e saj përpara studentëve duke e cilësuar sistemin e sotëm politik pa filozofi dhe të dështuar. Poetja që i është futur politikës, megjithëse e sëmurë dhe me zë të ngjirur, ka recituar një poemë të saj për Shqipërinë.

Ekonomisti Robert Çeku ka goditur mangësitë e ekonomike të sistemit të sotëm politik. Koncepti buxheti i pushtetit ka lidhur kokë e këmbë ekonominë tonë, tha ai. Do të shkrijmë krushqit e ngritur gjatë qeverisë sonë, tha Çeku duke cilësuar si të tillë financuesit e huaj që nuk i aftohen Shqipërisë.

Ndërsa avokati Spartak Ngjela ju ka bërë thirrje të rinjve të mos hynë në brezin e rininë së plakur. Përveç auditorit studentor të pranishëm kanë qenë aktori Bujar Lako, shkrimtari Visar Zhiti të cilët ndoqën mozaikun politik ekonomik dhe artistik të 4 kandidatëve të djathtë për Tiranën./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori