Humbja e Vllaznisë dhe barazimi i Partizanit ndezin garën

Çështja e titullit në Superligë është hapur, pasi ekipet e kreut janë pranë njëri-tjetrit.

Teuta mundi Vllazninë të mërkurën në Durrës dhe tani është vetëm 1 pikë larg ekipit shkodran që gjithsesi mban vendin e parë, ashtu si dhe Laçi fitoi me Kukësin në Elbasan.

Suksesi 1 – 0 i durrsakëve ndaj Vllaznisë u përcaktua nga goli i Dejvi Bregut në mesin e pjesës së parë.

Një tjetër rezultat i dobët i ekipit të Thomas Brdaric që në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 4 pikë, duke lejuar rivalët të afrohen. Laçi shënoi rezultatin e tetë potiziv radhazi në kampionat me fitoren 2 – 1 me Kukësin dhe ëndrra titull mund të jetë një objektiv.

Partizani nuk mori më shumë se një barazim 1 – 1 ndaj Apolonisë në Fier. Një rezultat që frenon synimet e të kuqve, por për fierakët është një hap tjetër drejt qëllimit për të qëndruar në Superligë.

Tirana po ngjitet në tabelën e klasifikimit. Suksesi 2 – 0 me Bylisin në “Selman Stërmasi” ishte i dyti radhazi. Kastrioti fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin me Skënderbeun, duke mbajtur korçarët në fundin e tabelës.

Tv Klan