Si çdo fillim vit, një temë që merr gjithnjë vëmendje është edhe ajo për interierin e shtëpive.

Përsa i përket stilit për ngjyrat trend që mund të përdorim në shtëpi, arkitektët flasin për ngjyrat e errta. Entela Koja Spahivogli, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, zbuloi se ngjyra jeshile e errët përkufizohet si ngjyra e 2019-s.

Kjo ngjyrë sipas arkitektëve mund të zgjidhet qoftë në mobiljet në arredimin e shtëpisë, por duke e përdorur edhe në mure apo aksesorët që plotësojnë dekorin e shtëpisë.

“Bëhet fjalë për ngjyra bazë të cilat udhëheqin paletin tjetër të ngjyrave. Ngjyra jeshile e errët dhe që i afrohet ngjyrës ushtarake është ngjyra e 2019-ës. Kjo nuancë është zgjedhur për këtë sezon. Interesantja e kësaj ngjyre është që është e thellë që të afron më shumë me Tokën se sa me Universin. Kjo ngjyrë pranon gama të tjera ngjyrash, por i vetmi problem është se është ngjyrë e plotë për t’u futur në interier. Në shtëpi mund të përdoret në interiere të vogla. Ngjyra të tjera trend i këtij viti janë edhe korali dhe ngjyrat krem”,

tha Spahivogli.

/tvklan.al