Ngjyra lejla po mbretëron në Hollivud. Ylli i “Hawkeye” Hailee Steinfeld mahniti në rrugët e NYC të hënën me veshje nga David Koma dhe me një pallto gëzofi nga Adrienne Landau, të dyja në ngjyrë lejla.

Po ashtu, Taylor Swift veshi një kostum kadifeje lejla për premierën e “All Too Well: The Short Film”. Elizabeth Banks kishte veshur një kostum ngjyrë vjollce të errët në “Breeders’ Cup” në fillim të këtij muaji dhe, në fund të Shtatorit, Kate Middleton veshi një kostum lejla Emilia Wickstead, ndërsa vizitonte Irlandën e Veriut.

Stilisti Ëilliam Graper tha se popullariteti i veshjeve kryesore të meshkujve tek gratë është një dëshmi e mjegullimit të vazhdueshëm të normave gjinore. Ndërkohë, ngjyra e guximshme – dhe të gjitha konotacionet e saj të fuqishme – sinjalizon “forcën dhe këmbënguljen” që të gjithë kanë treguar mbi pandeminë. Ai shtoi se ka pasur jashtë mase shumë kostume ngjyrë vjollce në pasarela dhe në tapetin e kuq.

Gjithashtu Gal Gadot nuk i rezistoi trendit, duke veshur një kostum nga stilisti Sergio Hudson, në një episod të fundit të “The Late Late Show”.

Klan News