Java e modës në Milano, sundojnë veshjet festive

Pandemia e Covid 19 solli ngjyra të ndezura në koleksionin e Dolce&Gabanna që u prezantua në Javën e Modës në Milano. Veshjet festive ishin ato që mbizotëruan më shumë me printin e leopardit si dhe dantatela të zeza. Ky koleksion kishte gjithçka, modele nga vende të ndryshme ku ndërthureshin shumë bukur të gjitha kulturat.

Pantallonat e gjera me ngjyra të tokës, fustanet, funde  me ngjyra, bojëqielli, flori, mente si dhe me lule ishin tendenca kryesore për periudhën pranverë/verë 2021.

Stilistët Domenico Dolce e Stefano Gabbana për këtë vit risollën koleksionin e 1992 si një mesazh për këtë periudhë të vështirë që i gjithë globi po përjeton.

Për shkak të masave për parandalimin e virusit, mbajtja e maskave dhe distancimi social, ishin dy elementë shumë të rëndësishëm edhe pse numri i të pranishëmve ishte i kufizuar.

Kujtojmë se Java e Modës së Meshkujve në Milano ishte planifikuar për javën 19– 23 qershor 2020 por u shty për në shtator për shkak të pandemisë. Koleksioni i meshkujve u ndërthur me atë të femrave. 

Italia është i vetmi vend që i mban sfilatat e modës në formën tradicionale. Java e Modës në Neë York u mbaj online. Gjithashtu edhe koleksionet në Londër u prezantuan në mënyrë virtual ku ata që dëshironin ta shikon mund të blinin një biletë internet. Ende mbetet e paqartë sesi do të zhvillohen sfilatat në Paris për shkak se gjatë këtyre javëve janë rregjistruar numër rekord të prekurish.

Klan Plus