Dyshohet se kanë gisht aktivistët e klimës, policia nis hetimet

Një pjesë e mirë e kanaleve të njohura të Venecias u ngjyrosën në jeshile. Gondolierët mund të shiheshin teksa notonin përmes ujërave fosforeshentë ndërsa turistët i bënin fotografi zonës së gjelbër nga ura Rialto dhe përgjatë kanalit.

Autoritetet italiane dyshuan fillimisht se kjo ishte një vepër e grupit të  ambientalistëve ‘Gjenerata e Fundit’ të cilët më herët vandalizuan shatërvanin e njohur ‘Fontana di Trevi’ në Romë.

Përmes një deklarate me shkrim ky grup ambientalistësh kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

Nga analizat e para rezulton se uji i gjelbër nuk paraqet asnjë rrezik për popullatën apo gjallesat e kanalit.

Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar personat që e kanë shkaktuar atë.

Klan News