festivali-barok

Për vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar, mbrëmja e së enjtes nuk ishte vetëm një pikëtakimi me të kaluarën historike, por edhe me tingujt barokë. Pavioni i lashtësisë mirëpriti katër muzikantë francezë të ansamblit “Takime”. Tingujt që ata përcollën ishin të njëjtët që dëgjoheshin në Ballkanin e shekullit të 15 dhe 16.

Sopranisti francez Emmanuel Bardon bashkë me Isuf Beshirin hulumtuan në kronikat e kohës, që në këtë edicion të dytë të Festivalit të Muzikës Barok, të sillnin në Tiranë, një pjesëz së kulturës muzikore të 6 shekujve më parë.

Përzgjedhja e kësaj pesëshe muzikantësh, për të luajtur barok në këto ambiente është një mënyrë për të ftuar vizitorët. Për këtë arsye koncerti i dytë i ansamblit “Takime” zhvendoset sonte në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Tv Klan