Mbrëmjen e së mërkurës ngriti siparin nata e parë e edicionit të 20-të, të festivalit “Kënga Magjike”. Eventi më i madh i këngës moderne shqiptare u transmetua drejtpërdrejt në Televizionin Klan, në Klan Maqedonia, si dhe në Kosovë.

Ardit Gjebrea u shfaq me dy prezantueset Bora Zemani dhe Kaludia Pepa. Siç është bërë traditë, në fillim këndoi fituesja e edicionit të kaluar, Anxhela Peristeri. Më pas në skenë u ngjitën 11 këngëtarë të kategorisë New Artists dhe 13 artistë të kategorisë Big.

Skena madhështore, ndriçimi dhe audio erdhën nën garancinë e emrave më të njohur të gjigantit italian, RAI.

Të enjten do të jetë nata e dytë e festivalit, ndërsa mbrëmja finale do të jetë të shtunën në mbrëmje, drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve, me shumë surpriza dhe të ftuar.

Tv Klan