Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku ARRSH thotë se është punuar me shpërndarjen e kripës për eliminimin e ngricave dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

Drejtuesit e mjeteve, thotë ARRSH, duhet të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë./tvklan.al