Ulja e temperaturave deri në -5 gradë Celsius, dhe ngricat në rrugë kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor në qarkun e Dibrës.
Sipas asaj që raporton korrespondenti i Klan News, Neki Feta, probleme dhe bllokime të mjeteve ka pasur në Rrugën e Arbrit në segmentin nga ‘Qafa e Buallit’ deri në ‘Planin e Bardhë’ ku janë bllokuar disa mjete, si pasojë e mos kriposjes së rrugës.
Probleme ka pasur edhe në rrugët e brendshme të Bulqizës. Akset e tjera janë të kalueshme pa probleme, por autoritetet sërish apelojnë që drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin gomat e dimrit. /tvklan.al