Ngrihet Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik

Ngrihet Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik

15:38 10/09/2019

Balluku: Synojmë të vendosim drejtësi edhe në vlerën e truallit

Brenda një muaji, qeveria do të zyrtarizojë nismën për krijimin e Agjencisë së Shpronësimeve për Interes Publik.

Ndërtimi i këtij institucioni do të synojë t’i japë fund vonesave në dëmshpërblimin e pronarëve, por edhe në llogaritjen e vlerës së truallit, çka ka hapur shpesh çështje të shumta në gjykata duke vonuar zbatimin e projekteve, por dhe duke shfaqur pakënaqësi nga pronarët, të cilët në dhjetëra raste kanë protestuar dhe kundërshtuar lëshimin e pronës.

“Agjencia do të përqendrohet te procedurat e shpronësimeve, po shikojmë dhe bazën ligjore për të vendosur në një kuadër ligjor të qartë dhe për të krijuar përmes saj mundësinë që projektet të zhvillohen, duke i dhënë pronarëve sa më shpejt dëmshpërblimin. Janë shumë gjyqe të hapura për vlerësimin e truallit dhe kjo duhet të marrë fund.”

Drafti për krijimin e Agjencisë ende nuk është përgatitur, por burime për Televizionin Klan thonë se ligji do të lerë të hapur edhe mundësinë e institucioneve që kërkojnë shpronësim për interes publik, për të negociuar me pronarët e trojeve.

Aktualisht vetëm Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një faturë prej 50 milionë dollarësh të papaguar ndaj pronarëve, ndërsa procesi për dhënien e parave kalon në disa institucioneve shtetërore, të cilat krijojnë vonesa në matje dhe në kthimin e përgjigjes për pronarët që duhet të dëmshpërblehen.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT