Opozita serbe është takuar aty ku takohej ajo kundër Sllobodan Millosheviçit. Në sheshin e Fakultetit Filozofik, opozita thotë se nuk ka liri. Ata u mblodhën pas sulmeve që ndodhën kundër ish-shefit negociator për Kosovën, Borko Stefanoviç.

Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, e quajtën tradhëtar, hajdut, bandë e përgjakur.

“Më vjen mirë që jeni këtu dhe jo në shtëpi, në Facebook apo Tëitter. Dua ta pyes këtu Aleksandar Vuçiç, edhe sa koka njerëzish dëshiron t’i thyesh për të qëndruar në pushtet edhe sa këmisha dëshiron t’i përgjakësh? Kjo do të kalojë, jam shumë i bindur”.

Mbi 10 mijë persona marshuan drejt televizionit publik pasi opozita kurrë nuk ftohet në shumicën e mediave. Një pjesë e tyre nuk raportuan për ngjarjen, por për protestat në Francë.

Opozita serbe, e majta dhe nacionalistët, janë bërë bashkë në një koalicion të quajtur “Lidhja për Serbinë”.

Tv Klan