Qytetarët e Texas-it nuk ishin të vetmit që ndjenë ashpërsinë e dimrit gjatë valës së fundit të të ftohtit.

Në Pekan Gap, të Texas-it, rreth 128 km larg Dallas-it, tufat e bagëtive mbaheshin ngrohtë me zjarre, të ndezur në fuçi të mbushura me naftë.

Texas-i është përballur me motin më të ftohtë të regjistruar në më shumë se një shekull.

Në qytetin qendror të Ostinit, kryeqytetin e shtetit, temperatura minimale për shkurtin zakonisht është mes 5 dhe 9 gradësh celcius, ndërkohë që javën e kaluar temperaturat ranë në -14 gradë celcius.

Klan News