Vitet e fundit marrëdhëniet romantike kanë ndryshuar nga klasiket dhe në epokën e internetit ekziston një term për secilën gjendje. Kështu deri më tani kemi “ghosting” ose thjesht shkëputja e kontaktit nga dikush pa kurrfarë shpjegimi, “stashing” ose mosprezantimi i partnerit me familjarët e të afërmit dhe “thërrmija buke” që janë sinjalet flirtuese, por që nuk premtojnë angazhim të mëtejshëm.

Të gjitha këtyre dhe ndonjë tjetri që dini shtojini “icing” ose “ngrirjen”. Kjo do të thotë ta “ngrish” personin me të cilin takohesh. Pra, i shpreh interesin tënd, i thua që nuk mund të vazhdosh një marrëdhënie për momentin dhe e lë të hapur derën e një mundësie në të ardhmen. Sigurisht, shpresa nuk është e keqe, por nuk i dihet nëse qëllimet e personit tjetër janë legjitime. Aq më tepër, “ngrirja” nuk është rruga drejt një lidhjeje të shëndetshme apo përmbushjes, përkundrazi, i distancon njerëzit.

Ndaj, për të mos rënë pre, jini të vëmendshëm ndaj sinjaleve alarmuese. Nëse nuk ndieni siguri në këtë njohje, nuk e kuptoni se në ç’pikë ndodheni, zhduket e shfaqet papritmas apo shihni që ka probleme me përkushtimin, mund të jeni duke “u ngrirë”./tvklan.al