Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” ka folur mbi ngritjen e  SPAK.

Manjani tha se është një institucion që duhet përshëndetur teksa shtoi se për fajtorët është një institucion “monstër”.

 “Ideja e krijimit të SPAK është që të krijohet një bërthamë e fortë shtetërore, e super mbrojtur, e pavarur në ekstrem edhe nga Prokuroria, e paguar mirë, që të kishte funksion luftën kundër korrupsionit dhe beteja me krimin e organizuar.

Dy detyrat themelore janë që të hetoje korrupsionin si vepër penale ndaj zyrtarëve dhe gjyqtarëve, e dyta është të hetojë veprat penale që bën krimi i organizuar, dhe e treta që disa zyrtarë të lartë, që prej presidentit e të gjithë me radhë, këto SPAK i heton për çdo vepër penale që ata mund të bëjnë.

Nuk ka kufizim, për veprat penale… të bën gjëmën, është institucion monstër për fajtorët dhe është diçka për tu përshëndetur”, u shpreh Manjani. /tvklan.al