Ngrohja globale, Lajda Porja: Në Shqipëri do të rriten temperaturat 3 gradë më shumë

Posta

Ngrohja globale, Lajda Porja: Në Shqipëri do të rriten temperaturat 3 gradë më shumë

23:40 24/09/2019

Ngrohja globale është një nga çështjet më shqetësuese sot në shumë vende të botës dhe disa shtete po ndërmarrin nisma për të ulur nivelin e çlirimit të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Duke diskutuar për ngrohjen globale në emisionin “Opinion” në Tv Klan, meteorologia Lajda Porja tha se për shkak të këtyre ndryshime klimaterike botërore, në Shqipëria temperaturat do të rriten me 3 gradë Celsius deri në vitin 2050.

“Sipas studimeve që po bëjmë ne, parashikohet që deri në 2050 të kemi një rritje deri në 3 gradë të territorit shqiptar. Që ka një përshtatje mjaft të mirë kjo dhe me parashikimet që bën Qendra Europiane për kontinentin europian. Efekti më i madh është në vendet skandinave, unë fatmirësisht isha dhe dimrin e kaluar në Suedi dhe Norvegj, dhe kishte 10-15 vite që nuk bënte një dimër i vërtetë. Sidomos 10-vjeçari i fundit nuk bënte një dimër i vërtetë. Madje ka patur temperature 35-36 gradë. Që do të thotë shkaku është ngrohja globale dhe përsëritja e fenomeneve ekstreme”, deklaroi meteorologia Lajda Porja. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi