Ngrohja globale mund të spostoje polet e Tokës. Si pasojë e ndryshimeve klimatike. Brenda këtij shekulli poli i Veriut dhe Poli i Jugut mund të pësojnë një spostim prej 27 m në drejtim perëndimor, në krahasim me pozicionimin që kishin në 19.00.

Shkrirja e shpejtë akullnajore dhe rishperndarja e masave oqeanike që mund të ndikojnë në modifikimin e aksit tokësor te rrotullimit shumë më tepër se epoka e fundit akullnajore. Pasojat dhe ndikimet do të ndjehen në navigimet satelitore dhe mbi sondat e mjetet hapësinore.

Ndërkohë që nga raporti i fundit i përpiluar mbi gjendjen e Tokës, rezulton se Evropa ka ngrohjen më të madhe në krahasim me pjesën tjetër të planetit në 2024. Është e dyfishtë diferenca e temperaturave në kontinentin e vjetër me vlera mesatare të regjistruara prej 2.4 gradë më shumë, ndërsa pjesa tjeter e globit qëndron në 1.3 gradë rritje, në krahasim me periudhën preinduistriale. Me keq paraqitet situata në Arktik,  ku temperaturat janë rritur me 3.3 gradë Celcius.

Kështu vlerat e regjistruara në Tokë, janë më të larta me 1.5 gradë edhe nga limiti i parashikuar nga marrëveshja e Parisit për respektimin e normave në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe evitimin e ngrohjes globale.

Pasojat janë shoqëruar me fenomene të motit extremë, ndër të cilat valë të të nxehtit, përmbytje, stuhi. Në vitin 2024 janë goditur mbi 400 mijë njerëz, 335 viktima, dhe rreth 19 mld dëme humbje. Numërohen 110 mijë ha të djegura vetëm në një javë në Portugali. Dramatike paraqitet situata në akullnajat evropiane, ku humbja është mesatarisht 1.8 m – 2.7 në trashësi, dhe që nga vitit 1975 që kanë nisur matjet, janë shkrirë 9 mijë mld ton akullnaja.

Klan News