Ngrohja globale po vë në rrezik shëndetin tonë – TV KLAN

Ngrohja globale po vë në rrezik shëndetin tonë

Klima rrit forcën e baktereve

Ndryshimet klimatike ndikojnë në përhapjen e baktereve. Pra nuk sjellin vetëm mot ekstrem, me përmbytje e temperatura të larta, por luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Deri më sot kjo ishte hipotezë, që tani u vërtetua nga një studim ndërkombëtar, që u paraqit në punimet e Kongresit Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive që u mbajt në Amsterdam.

Studiuesit kanë studiuar për 6 vjet të dhënat e 30 vendeve të ndryshme, pjesë e rrjetit evropian të Rezistencës Antimikrobike. Studimi ka nxjerrë në pah lidhjet e ngushta në nivel statistikor mes variacioneve të temperaturave mesatare të stinës së nxehtë dhe përhapjes së baktereve më të rrezikshëm si stafilokoku, Klebsiella, E.coli etj.

Kërkuesit thonë se faktorët klimatikë ndikojnë dhe rrisin përhapjen dhe transmetimin e këtyre baktereve, por edhe të rezistencës së tyre ndaj antibiotikëve duke u kthyer në rrezik serioz për shëndetin publik në mbarë botën.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*