Prezantohet Pakti për Universitetet

Prezantohet Pakti për Universitetet

15:50 18/01/2019

Qeveria e ka përfunduar draftin e Paktit për Universitetet dhe e ka prezantuar përpara një përfaqësie studentësh, pedagogësh dhe dekanësh e rektorësh.

Dokumenti shtron zgjidhje për çdonjërin nga 8 pikat e studentëve, por siç ka deklaruar Kryeministri, shkon përtej tyre.

Ministrja e re e Arsimit dhe të gjithë kolegët e saj ministra kanë prezantuar rrugët e zgjidhjes që nga tarifat deri tek punësimi i studentëve të diplomuar. Ata ekselentë e kanë tashmë mundësinë që pa konkurs të mund të punësohet në administratë.

Për konviktet dhe kartën e studentit ishte kryebashkiaku Veliaj që prezantoi nismat duke ju përgjigjur dhe acarimit për pritjen disa vjeçare të studentëve në sallë.

Studentja:

Ku janë kartat? Ka 20 vite që premtohet”?

Erion Veliaj:

“Zemra ime dhe unë nga protestat vij dhe askush nuk dialogonte me mua. Kartat i kanë në dorë çdo universitet, se kanë interesa të ndryshme student të ndryshëm per shkak të specifikës së Universiteteve”.

Vetë Kryeministri u përfshi në debat me pedagogët. Ai i paralajmëroi që mos të luajnë duke u fshehur pas studentëve dhe të mos bëhen pengesë për vazhdimin e studentëve.

Problem janë pedagogët, jo studentët që ngujohen. Pse nuk shkojnë pedagogët të japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të marrë mësim. I mirëpres të gjitha kërkesat. Ama, këtu duhet të ndajmë kush bën çfarë. Studentët bënë detyrën e tyre. E ngritën zërin, ne dëgjuam. Akoma nuk kam kuptuar çfarë kanë dëgjuar Universitetet”.

Pakti parashikon 300 milionë Lekë ne buxhetin e arsimit, shtesë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën e konvikteve për vitin 2019. Për transparencën e financimeve premtohet ngritje një portali të transparencës dhe trajtimit të ankesave. Për përfaqësimin në Bordet e Universiteteve pas shkarkimit të përfaqësuesve të qeverisë, zgjidhja e ofruar është hapja e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë dhe propozimi nga studentët i një figure publike.

Për plagjiaturat e Doktoraturave, zgjidhja është krijimi i arkivit digjital të doktoraturave pranë MASR. Për vettingun e pedagogëve premtohet krijimi i një portali elektronik për ndjekjen e denoncimeve dhe ankimimeve të studentëve.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT