Nick Jonas e Priyanka prindër për herë të parë




Nick Jonas e Priyanka prindër për herë të parë

22:40 22/01/2022

Aktorja indiane konfirmon e lumtur se vajza ka ardhur përmes një surrogate

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra Jonas mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë, nëpërmjet një nëne surrogate.  Në lidhje me këtë lajm shumë të bukur nuk mund të mos mungonte edhe reagimi i Priyanka-s e cila u shpreh në Instagram duke thënë:

“Ne jemi të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë përmes një nëne surrogate. Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë, ndërkohë që fokusohemi te familja jonë”.

Aktorja dhe muzikanti i “Jonas Brothers” u martuan në dy ceremoni magjepsëse në Pallatin Umaid Bhaëan në Jodhpur, Indi, para 225 të ftuarve. Ndërsa çifti i lumtur u martua për herë të parë në Jodhpur, ata patën dy ceremoni gjatë pesë ditëve një hindu dhe një e krishterë për të nderuar secilën prej kulturave të tyre, të cilat i përzienë gjatë çdo feste.

Gjatë të dy ceremonive, Nick pranoi se ishte i befasuar kur pa se sa të ngjashme janë fetë e ndryshme në të vërtetë dhe vetë ceremonitë kanë shumë zemër. Priyanka ka shprehur hapur entuziazmin e saj për çështjen e mëmësisë.

Klan News











Të ngjashme