3

Këngëtarja Nicki Minaj ka befasuar fansat e saj me një foto të publikuar në Instagram të disa viteve më parë. Minaj në foto shfaqet një vajzë e thjeshtë dhe tejet e mbuluar.

Pamja e saj e adoleshencës ka qenë e panjohur për shumë media dhe ishte pikërisht kjo foto që zgjoi kureshtjen e të gjithve, duke komentuar në lidhje me pamjen që këngëtarja ka sot.

32- vjeçarja amerikane, (emri i saj i vërtetë është Onika Tanya Maraj), duket thuajse e panjohur nëse e krahason me imazhin e kuruar të ditëve të sotme.

Megjithatë çdo ndryshim i mundshëm në pamjen e saj është kryer për të patur një imazh tjetër në karrierën e saj si këngëtare. Ajo që vihet re është se Minaj përpara kamerave prezantohet në formë perfekte.

tvklan.al