Nicki Minaj del në pension?

Nicki Minaj del në pension?

14:10 06/09/2019

Nicki Minaj deklaroi këtë të enjte se do të heqë dorë nga muzika për të krijuar një familje. Ajo e shpërndau lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Twitter.

36-vjeçarja u shpreh: “Kam vendosur të dal në pension dhe të kem familjen time. Unë e di që ju jeni të lutmtur tani. Për gjithë fansat e mi, vazhdoni të më përfaqësoni deri në vdekjen time. Ju dua përjetë”.

Por sipas TMZ, njoftimi i Minaj për daljen në pension jo vetëm që doli nga askundi, por edhe nuk ka kuptim. Burime pranë saj thonë se nuk duket reale në bazë të veprimeve të saj të fundit.

TMZ mësoi se së fundmi Nicki ka qenë shumë e zënë në studio, duke punuar me projekte të reja muzikore, si dhe se planifikon të regjistrojë këngë me artistë të ndryshëm.

Por pse ky vendim i papritur? Thuhet se reperes i ka ardhur në majë të hundës nga postimet provokuese në internet dhe thashethemet se është martuar me të fejuarin e saj Kenneth Petty, ndaj dhe arriti në këtë pikë.

Të afërm të Nicki Minaj thanë për TMZ se ajo ka nevojë për pak pushim që të qetësohet dhe të reflektojë. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT