Tensionet mes artistëve kanë ardhur pas anulimit të një bashkëpunimi të tyre

Marrëdhënia mes Nicki Minaj  dhe Kanye West nuk do të jetë më e njëjta. Artistja ndërpreu performancën e saj në New Orleans dhe e quajti reperin një klloun.

Pasi bëri këtë deklaratë, ajo ndryshoi me shpejtësi temën duke vijuar performacën e saj.

Fansat theksojnë se këto komente të artistes erdhën në një ditë kur Cardi B publikoi një bashkëpunim të ri me reperin. Kujtojmë se Minaj ka patur një marrëdhënie jo të mirë me Cardi B në të kaluarën dhe rivaliteti i tyre ka qenë mjaft i dukshëm në sytë e fansave.

Megjithëse është e paqartë shkaku i kësaj grindjeje mes dy artistëve të njohur disa fansa spekulojnë se tensionet janë krijuar pas këngës së tyre “Neë Body” e cila nuk u publikua kurrë me një videoklip.

Klan News