nicki minajËshtë njohur gjithmonë për modelet e çuditshme të flokëve të saj. Ka rënë në sy për ndryshimet e shpeshta të lookut. Por asnjëherë nuk është menduar se do të paditet me 30 milionë dollarë për një palë paruke.

Nicki Minaj, e njohur nga publiku si kengëtare e muzikës Rap, gjithashtu tekstshkruese, por edhe aktore, është paditur nga parukieri i saj personal për hedhjen në treg të parukeve të modeluara nga ai, pa lejen e tij.

Sipas Terrence Davidson, Nicki prej kohësh ka nxjerrë në internet linjën e parukeve më të famshme që ajo ka përdorur në emër të saj, ndërkohë që ato nuk janë stiluar nga ajo vetë.

Nicki e ka bërë këtë gjë me vetëdije dhe nuk ka kërkuar leje tek Davidson. Si pasojë, ky fakt ka sjellë edhe irritimin e këtij të fundit për ta paditur atë.

Kjo është në kundërshtim me ligjet e Amerikës e si pasojë Nicki duhet të paguajë plot 30 milionë dollarë për shkelje të të drejtës së autorit.

 

Kristi Petro