Reperja mban sekret emrin e të birit, por e thërret “Papa Bear”

Këngëtarja me famë botërore Nicky Minaj ka ndarë së fundmi disa foto të adhurueshme me djalin  e saj. 38-vjeçarja ishte e veshur me markën e njohur Fendi ndërsa i biri me Burberry.

Minaj ka vendosur të mos e ekspozojë shumë të voglin e saj në rrjetet sociale sociale.

Ajo shpërndau foton e parë të djalit disa muaj më vonë pasi ajo u bë nënë në Shtator. Reperja ka zgjedhur ta mbajë sekret emrin e tij, por shpeshherë e thërret me përkëdheli “Papa Bear”.

Mediat e huaja kanë pohuar më parë se Nicky është përshtatur mjaft mirë  me amësinë edhe pse kjo është hera e saj e parë që merr këtë rol.

Për shkak të të gjitha kufizimeve të pandemisë Covid-19, ylli i muzikës bëri një pauzë në karrierën e saj muzikore  e cila i dha më shumë mundësi për të kaluar kohë me djalin e saj.

Klan News