nicki-mill

Reperja amerikane Nicki Minaj ka hedhur dyshime se mund të jetë duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Meek Mills.

Gjatë një koncerti në Burgettstown, Penn, Mill iu bashkua asaj në skenë, e teksa ngjitej, 32 – vjeçarja tha: “Bëni pak zhurmë për babain e fëmijës tim!”. Mill reagoi duke ngritur dorën lart në shenjë triumfi.

Siç raporton portali JustJared, pak orë më vonë, reperja u kujdes që ta ndante këtë moment të mbrëmjes me të gjithë ndjekësit e saj në Twitter, duke postuar një video të realizuar nga një fans.

Ende nuk është e qartë nëse krijuesja e hitit “Anaconda” ishte serioze, apo bëhej fjalë për një shaka. /tvklan.al