Reperja e njohur, Nicky Minaj përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur se është në pritje të ëmbël. Ajo publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur dhe e shoqëroi postimin me një zemër të verdhë.

Minaj është martuar në vitin 2019 me Kenneth Petty dhe në një postim të hershëm të saj ajo u shpreh: Unë nuk mendoja se martesa do të ishte kaq qetësuese. Edhe nëse nuk jeni i martuar, kur keni dikë që është pjesë e shpirtit ose dikush që ju kupton, kjo gjë ju bën të ndjeheni mjaft mirë.

Prej disa kohësh në mediat rozë ishte përfolur për një shtatzëni të mundshme të reperes, sidomos pasi ajo kishte filluar të shtonte në peshë. /tvklan.al