Ish-kampioni i Formula 1, ka garuar në skuderi si me britanikun dhe Schumaker, gjykon se i pari është më i miri

Nico Rosberg ka vlerësuar talentin natyral të Lewis Hamilton në Formula 1 dhe ai gjykon se britaniku është edhe më i mirë se sa legjenda Michael Schumacher.

Qëllimi i 36-vjeçarit, pilot i Mercedesit është që të eklipsojë gjermanin. Të dy kanë nga 7 tituj kampionë të fituar në Formula 1, ndërkohë që Hamilton ka shansin që të shpallet kampion për herë të tetë këtë sezon.

Diferenca me vendin e parë në renditjen e përgjithshme të pilotëve është vetëm 6 pikë, ku kryeson piloti i Red Bull, Maks Verstappen.

Rosberg ka qenë shok skuadre me të dy pilotët dhe shton se shkëputja nga Formula 1 pesë vite më parë bën që ai të japë një mendim objektiv.

 “Lewis ka një talent të madh! Nëse flasim për talent, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Ai te kjo bazohet për t’u rritur, instikti që ka është fenomenal. Diferenca e madhe me Schumacher është vullneti. Lewis i urren testet e drejtimit. Kurse Michael do të bënte prova ditë për ditë, edhe pse ishte shtatë herë kampion. Ai e dinte se gjithnjë mëson diçka të re”.

Hamiltoni ka thyer vazhdimisht rekorde, ku ka arritur 100 gara të fituara, 101 pole position dhe 176 herë ka hipur në podiume.

Klan News