Çifti ka përgenjeshtruar lajmin në rrjetet e tyre sociale

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans kanë mohuar thashethemet se  ata janë ndarë pas tre vitesh së bashku.

Ylli i popit dhe ish-lojtari i rugbit përgënjeshtruan një lajm të gazetës britanike The Sun ku shkruhej se dyshja ishin ndarë.

Me një postim të përbashkët ata ironizuan lajmin ndërsa lanë të kuptoheshin se ky Shën Valentin do t’i gjente në krahët e njëri-tjetrit sërish.

Nicole dhe Thom fillimisht filluan të takoheshin me njëri tjetrin  pasi Thom u shfaq në The X Factor: Celebrity në 2019 ku  Nicole ishte pjesë e jurisë. Çifti shpesh ndajnë foto të tyre teksa po pushojnë në vende ekzotike anembanë globit.

Në Korrik të vitit të kaluar u  bë me dije se çifti ishte fejuar pasi Thom bëri propozimin romantik gjatë një udhëtimi në ishullin Mykonos në Greqi.

Klan News