Nigeri, SHBA ndërhyn pas rrëmbimit të 200 vajzave



Nigeri, SHBA ndërhyn pas rrëmbimit të 200 vajzave

09:48 07/05/2014 NigeriRrëmbimi muajin e kaluar i më shumë se 200 nxënëseve nga eksrtemistët islamikë në Nigeri, ka vënë në lëvizje autoritetet ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një grup ekspertësh, mes tyre edhe ushtarakë, për të trajtuar këtë çështje.

Rrëmbimi është kryer nga ekstremistët islamikë të grupit Boko Haram, që luftojnë kundër arsimimit me tendenca të huaja në Nigeri.

Vajzat e rrëmbyerja janë të moshave nga 12 -15 vjeç.

Ekstremistët thanë se ishin gati t’i jepnin ato në këmbim të parave.

Presidenti amerikan Barak Obama teksa njoftoi për nisjen e misionit amerikan për shpëtimin e tyre, tha se ky rrëmbim masiv, duhet të verë në lëvizje komunitetin ndërkombëtar, për aksione të ashpra kundër këtyre grupeve terroriste.

Rrëmbimin e tyre e ka dënuar edhe kryeministri britanik Dejvid Kameron si dhe shefja e diplomacisë ndërkombëtare Kethrin Eshton.

TV KLAN






Të ngjashme