Më 6 Maj nis në Tv Klan transmetimi premierë i serialit turk “Qyteti i Humbur”, një serial dramatik me protagonist aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj, një nga rolet e tij më të plotë dhe më të vlerësuar në serialet turke.

Nisja e transmetimit të këtij seriali në Tv Klan ka lumturuar edhe vetë aktorin Nik Xhelilaj, i cili në një postim në rrjetet sociale nuk e fsheh gëzimin.

“’Kayıp Şehir’- ‘Qyteti i Humbur’, i cili me njohu mua, për tu dashuruar më pas përgjithmonë me Stambollin.

Nga data 6 Maj do të shfaqet çdo ditë ‘ e Hëne- e Premte’ më në fund edhe në Shqipëri. I lumtur”

,shkroi Nik Xhelilaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Aktori 36-vjeçar aktualisht po shfaqet edhe në serialin “Kryeqyteti-Abdylhamid” që transmetohet në Klan Plus, me rolin e Marcos. /tvklan.al