Nike është fituesi i Euro 2024, pasi ka më shumë përfaqësuese se çdo sponsor teknik tjetër në këtë turne.

9 skuadra vishen ose mbi 37% e finalisteve nga kompania amerikane, ku më të spikaturat janë Franca, Anglia, Holanda, Portugalia e Kroacia.

I dyti sponsor teknik është Adidas. Përveç përfaqësueses së shtëpisë, atë gjermane, kjo markë ka edhe Spanjën, Italinë e Belgjikën dhe në total 6 ekipe.

Më pas vjen një tjetër gjermane, Puma me 4 ekipe. Mes sponsorëve të tjerë teknikë janë italiania Macron, që vesh edhe Shqipërinë, spanjollja Joma dhe danezja Hummel që mbështet përfaqësuesen e saj.

Tv Klan