Është shfaqur si një rrjedhje informacioni, por në fakt duket më shumë si parapërgatitje e markës së veshjeve sportive Nike për kalimin e Phelipe Coutinho tek Barcelona. Sponsori teknik i futbollisti ka nxjerrë një foto në të cilën njoftohet kalimi i tij në klubin spanjoll madje bëhet reklamë që tifozët të blejnë fanelën e tij të re, atë të katalanasve.

“Aty ku magjia ndodh. Phelipe Coutinho është gati të ndezë stadiumin “Camp Nou”. Porosit unifomën me emrin e Magjistarit në të. Nxitoni, sepse do të jetë e mundur deri në 6 janar”,

shkruhet në publicitetin. Nike më pas e ka fshirë nga faqa, por lajmi ka marrë dhenë dhe është shpërndarë në të gjitha mediat në mbarë globin.

Tashmë duket se transferimi i brazilianit në Spanjë është çështje procedure, pasi merkato zyrtarisht hapet më 1 janar.

Phelipe Coutinho u kërkua me ngulm nga Barcelona në merkaton e verës, katalanasit ofruan më shumë se 100 milionë euro për të, por Liverpool refuzoi. Mesa duket anglezët ia kanë arritur të përfitojnë më shumë nga kjo marrëveshje.

Tv Klan