Në konferencën për shtyp përkrah presidentit Trump, ajo tha se largimi ishte për çështje personale, por të paktë janë ata që besojnë se Nikki Hailey thjesht vendosi të bëjë mënjanë.

Ambasadorja mori vlerësime të shumta nga mediat prestigjioze amerikane, kryesisht nga ato kritike ndaj Trumpit.

Për CNN, Hailey po largohet nga administrata amerikane në kohën e duhur, me një figurë të lartësuar dhe të ardhme të shkëlqyer politike.

NYT shkruan se ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut do t’i  mungojë administratës Trump dhe një ditë do të provojë të arrijë në Shtëpinë e Bardhë.

Mirëpo vetë ambasadorja e OKB-së mohoi se do të garojë kundër Trumpit në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020.

Nikki Hailey do të lërë detyrën këtë fundviti, ndërsa në vend të saj Trump pritet të emërojë një tjetër grua, ish-zv/këshilltaren për Sigurinë Kombëtare, Dina Pauell.

Tv Klan