E treta në 50 metra stil i lirë

Një tjetër mundësi e shpërdorur për medalje nga sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike të Tokio 2020.

Notarja, Nikol Merizaj garoi në baterinë e gjashtë në 50 metra stil i lirë, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Merizaj regjistroi kohën 26 sekonda e 21 të qindtat, duke mos i dhënë mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale.

22-vjeçarja ishte sportistja e 6-të shqiptare që garon në Olimpiadë, por ashtu si sportistët e tjerë kuqezi dështoi për të marrë medalje. 

Klan News