Mes shumë fëmijëve të spikatur në edicionin e tretë të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, është edhe Nikolla.

Kur ishte vetëm 4 vjeç, në vend që të mahnitej nga lodrat e ndryshme, ai u mahnit nga dikush që pa në televizor duke recituar vargjet e “Lahutës e Malësisë”.

Pas këtij momenti, ai i ka kërkuar të atit t’i blinte një libër. I ati i bëri dhuratë librin e Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”, nga i cili ka mësuar përmendësh më shumë se 3000 vargje.

Nikolla nis të recitojë disa vargje nga Fishta dhe i shpalli sfidë të hapur Elisa Spiropalit, e cila provoi veten përballë tij me vargjet e Nolit “Anës lumenjve”.

Nikolla është një model që na tregon të gjithëve sa shumë duhet ta duam gjuhën shqipe dhe vargjet e autorëve tanë. /tvklan.al