Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha të mërkurën se është e gatshme të presë një përfaqësi të studentëve që protestojnë kundër tarifës së shkollimit në bazë të krediteve.

Studentët kërkojnë anulimin e pikës 4 të VKM-së, kërkohet të hiqet pika ku studenti i cilësuar si përsëritës në një apo më shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, t’i nënshtrohet vetëm tarifës së shkollimit vjetor dhe jo tarifës së shkollimit për kredit.

Megjithëse Nikolla tha se kjo pikë nuk i prek studentët që po protestojnë, ajo tha se është e gatshme që t’i propozojë këshillit të ministrave që ajo pikë të mos jetë pjesë e VKM-së.

Studentët kërkojnë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk i impakton dhe nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë. Nuk ka fuqi prapavepruese, lidhet me studentët që futen sivjet në vit të parë dhe vitin tjetër mund të ketë efekt. Por, kemi pasur sot një diskutim me rektorët dhe dekanët dhe është e mundur që të ecet drejt një propozimi për këshillin e Ministrave që kjo pikë t’ju lihet në tagër universiteteve dhe të mos jetë pjesë e VKM-së.

Në fund edhe një ftesë për studentët protestues.

Do të isha shumë e dëshiruar që gjithçka, edhe përtej këtyre momenteve, ta dëgjoja dhe ta diskutoja me studentët, nëse ata e shikojnë të arsyeshme edhe në ditët në vijim. Unë i pres çdo ditë dhe çdo orë të ditës, për t’i takuar dhe për të komunikuar me ta.

/tvklan.al