Procesi për mbylljen e klasave kolektive në të gjithë vendin do te vijojë. Në një interviste për Televizionin Klan, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, shprehu vendosmërinë për t’i shkuar deri ne fund këtij procesi, i cili sipas saj nuk mund të ndalohet për shkak të debatit politik.

“Ne vitin 2009 numri i klasave kolektive ka qenë 3400 sot janë 3200… jemi të vendosur që ne t’i shkojmë deri në fund dhe të mos mbyllim sytë nga frika e debatit politik.”

Klasat kolektive përbehen nga pak nxënës të klasave të ndryshme që zhvillojnë mësim sëbashku dhe ndiqen nga një mësues për të gjitha ciklet.

“Kemi dy korsi, korsia e parë është nëpërmjet transportit dhe tjetra, në klasat që do të vazhdojnë të jenë ende kolektive, UNICEF dhe organizata të tjera po na ndihmojnë për trajnimin e mësuesve.”

Në përgjigje akuzave të opozitës, ministrja Nikolla thekson se procesi ka nisur pas një studimi në terren.

Kemi bërë matjen për lexim-shkrimin e këtyre nxënësve. Kanë ecur grupet në këmbë nga shkolla ekzistuese në shkollën e re, kemi dakordësuar edhe me pushtetin vendor dhe adresuar buxhet se si do t’i transportojmë aty ku është shkolla.”

Aktualisht në të gjithë vendin janë 33 mije nxënës që studiojnë në klasa kolektive.

Tv Klan