Kryetarja e kuvendit takon Presidentin e PE, David Sassoli: Morëm mbështetje

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka rikonfirmuar mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila zhvilloi një takim me të në Bruksel tha se Shqipëria tashmë është gati për mbajtjen e tryezës me BE.

“Parlamenti Europian dakordëson atë që progresraporti i Komisionit Europian ka përcaktuar duke nënvizuar që Shqipëria ka ërmbushur të gjitha rekomandimet për mbajtjejn e konferencës së parë ndërqeveritare. Shprehimisht më tha që konsiderojeni Parlamentin Eruropian si një zë të fortë mbështetës të Shqipërisë. Siguroi gjithashtu fakti që PE do të jetë krah kuvendit të Shqipërisë dhe me të gjitha proceset që lidhen me integrimin europian”.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë i bëri thirrje BE të marrë në konsideratë progresraportet dhe të çelë negociatat.

“Shqipëria i ka bërë detyrat e saj progresraporti dhe Komisioni Europian e kanë evidentuar këtë. Mbetet që edhe BE të mbajë premtimet e veta duke vendosur çeljen e negociatave dhe kornizave negociuese për Shqipërinë dhe RMV”.

Vizita e kryeparlementares u realizua në kuadrin e përpjekjeve për të lobuar për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021.

Klan News