Ministri i Jashtëm grek në Shqipëri për javën greke

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pritet të hënën të vizitojë Tiranën. Klan News mëson se kjo vizitë do të jetë në kuadër të javës greke në Shqipëri.

Në axhendën e ministrit të Jashtëm grek është parashikuar dhe një takim me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.  Bisedimet për pensionet e mijërave shqiptarëve, të cilët punojnë prej vitesh në Greqi, do të jenë pjesë e një bisedimeve mes dy qeverive.

Para nisjes për në Shqipëri, Dendias ka takuar ambasadoren shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga.

Lajmin e vizitës së diplomatit grek në Tiranë e publikoi dhe Ambasada Shqiptare në Greqi.

“Ambasadorja Luela Hajdaraga, u prit sot në një takim nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Νikos Dendias, në prag të vizitës së tij në Tiranë, ku në një frymë miqësore diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje rajonale”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Klan News