Nipi godet me bishtin e sëpatës dy kushërirat

Foto ilustrim

Nipi godet me bishtin e sëpatës dy kushërirat

20:13 11/09/2019

Një sherr mes kushërinjve rrezikoi të përfundonte tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, nipi 27-vjeçar kishte goditur me bishtin e sëpatës gruan e xhaxhait dhe vajzën e tij.

Konflikti kishte nisur fillimisht mes nipit dhe xhaxhait për shkaqe ende të paqarta. Më pas, për të sqaruar situatën, kishte shkuar në banesën e nipit, nusja e xhaxhait të tij bashkë me vajzën.

Por edhe në këtë rast, u shfaqën tensione dhe situata doli jashtë kontrollit. Në sherr e sipër, nipi mori sëpatën dhe goditi me bishtin e saj nusen e xhaxhait dhe kushërirën e tij. Për fat të mirë, dy gratë pësuan lëndime të vogla dhe pa rrezik për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe shoqëroi në komisariat 27-vjeçarin për ta marrë në pyetje.

Informacioni paraprak i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT