Në rubrikën ka një mesazh për ty kanë ardhur dy djem binjakë 11 vjeç, atya quhen Erin dhe Dean. Sot ata duan t’i bëjnë një surprizë gjyshes së tyre e cila është aktorja e njohur Florinda Mazreku. Nipat e saj kanë ardhur t’i kërkojnë falje që mund ta kenë shqetësuar dhe janë ngacmuar dhe gjithashtu ata kanë disa kërkesa të veçanta për të.

Erini: Sot kemi ardhur për t’i kërkuar falje nënës për disa gjëra por edhe për disa kërkesa.

Ardit Gjebrea: Kush është nëna?

Erini: Nëna është një aktore, e ka emrin Florinda Mazreku.

Ardit Gjebrea: Për çfarë do i kërkoni fjalje?

Erini: Që nuk do zihemi më, që do i vendosim këpucët në vendin e duhur dhe bluzën ta varim tek vendi sepse unë e lë gjithmonë poshtë.

Ardit Gjebrea: Është e vërtetë që grindeni shpesh dhe për çfarë?

Erini: Po, zihemi nga qejfi ndonjëherë.

Dean: Unë një herë i kam thyer telefonin dhe një herë i kam prishur laptopin.

Ardit Gjebrea: Unë kam dëgjuar që gjyshja nuk ju përballon dot më, kaq të tmerrshëm jeni ju të dy?

Erini: Jemi shumë të tmerrshëm. Një herë Dean theu gotën dhe nëna më bërtiti mua kot.

Dean: Kam një vërejtje tjetër, që mos më puthe më një buzëkuq që rri 24 orë. Më puthi një herë se buzëkuqi më ngeli në faqe për 24 orë dhe ndejta gjithë kohës në shtëpi. /tvklan.al