Nis aksioni i prishjes së kioskave në Shkodër (20 Maj 2000)



Nis aksioni i prishjes së kioskave në Shkodër (20 Maj 2000)

14:59 20/05/2000

Në Shkodër filloi faza e parë e operacionit të prishjes së kioskave. Eskavatorë, fadroma dhe punonjës të Policisë Ndërtimore, rrënuan dyqane dhe barake të ndërtuara rreth Teatrit Migjeni. Por me këtë operacion me të thatin është djegur dhe i njomi. Një qytetar ankohet se baraka e tij është prishur padrejtësisht pasi ai e kishte marrë lejen dhe në Bashki që biznesi i tij të vazhdonte pa u dëmtuar. Sipas të dhënave nga Shkodra,mbi 300 familje sigurojnë bukën nga kioskat. Nga ana tjetër gjatë prishjes së këtyre ndërtimeve pronarët përveç një proteste të pafuqishme nuk paraqitën ndonjë rezistencë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti







Të ngjashme