Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje ka mbërritur edhe në qytetin e Fushë Krujës, ku policia ndërtimore ka filluar fazën e parë, për rrëzimin e ndërtimeve pa leje. Pas një kërkese të vazhdueshme të bashkisë së këtij qyteti, forcat e policisë ndërtimore, të ndihmuara edhe nga policia e rendit, kanë shembur jo vetëm kioskat, por edhe ndërtimet shumëkatëshe, të cilat prej kohësh kishin uzurpuar territoret publike të qytetit.

Pas prishjes së këtyre ndërtimeve dhe heqjes së gërmadhave, bashkia e Fushë Krujës pritet të realizojë projektet për kthimin e këtyre territoreve në lulishte./tvklan.al