Qytetarët kërkojnë 10% të depozitave të kursimit për pension

Këta qytetarë po vizitojnë Trustin e Kursimeve Pensionale për të pyetur për mënyrën e aplikimit për të tërhequr 10% të mjeteve të kursyera të  parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Por zyra e Trustit të Kursimeve Pensionale ka dalë me një njoftim se aplikimi mund të bëhet vetëm online. Shumica prej qytetarëve interesoheshin edhe për shumën e mjeteve që kanë të kursyera.

104 mijë qytetarë të Kosovës kanë vetëm 100 euro në trust, që do të thotë se mund të tërheqin vetëm 10 euro. 194 mijë qytetarë i kanë të kursyera nga 1000 deri në 5000 euro.

Nga 5000 deri në 10 000 euro në trust i kanë mbi 74 mijë persona, nga 10 mijë deri në 20 mijë euro në trust i kanë 40 mijë e 440 qytetarë, derisa mbi 20 mijë në trust i kanë të kursyera më pak se 13 mijë qytetarë. Në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike qeveria ka ndarë 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është votuar të premten në Kuvend pas shumë tentativave, ndërsa të shtunën menjëherë ka marrë dritën jeshile nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Tv Klan